Kur zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk është as kah fundi i listës së prioriteteve të saj, qenësore është se në ç’drejtim do të lëvizë Maqedonia dhe vendet e Ballkanit perëndimor. Sipas ekspertëve, është legjitim drejtimi kah disa vende të tjera, si për shembull, kah Rusia apo Kina, të cilat, përmes investimeve të mëdha mund të realizojnë edhe fuqinë e tyre politike. Për atë se cilat janë perspektivat afatshkurtra të rajonit biseduam me njohës të ekonomisë dhe gjeopolitikës.